(VIDEO) Diplomati maqedonas i arrestuar në Serbi kërkon ekstradimin në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Diplomati maqedonas, Mile Milenkoski, i dyshuar se bashkëpunoi me disa mafiozë armenë  dëshiron të ekstradohet dhe të gjykohet në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që është në procedurë ekstradimi në Armeni. Milenkovski u arrestua në Serbi në fund të gushtit, bashkë me dy punonjës tjerë të shërbimit diplomatik.

Milenkovski ka treguar se ka marrë prova materiale nga Armenia në të cilat sipas tij nuk ka asgjë inkriminuese ndaj tij. Diplomati i dyshuar tha se një kopje e kësaj dëshmie iu dorëzua institucioneve kompetente në Maqedoninë e Veriut.

“Besoj se kemi një shtet ku sundon ligji, prandaj besoj se autoritetet do të fillojnë një procedurë të shpejtë gjyqësore, duke pasur parasysh faktin se provat në këtë rast përfshijnë 7 persona, 6 prej të cilëve janë shtetas të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Milenkovski.

Sipas tij, në këtë mënyrë, Shkupi zyrtar mund t’i kërkojë Beogradit ekstradimin e tij.

“Në këtë mënyrë, drejtësia do të vihej dhe rasti do të zgjidhej plotësisht, e cila është dëshira ime më e madhe për momentin,” shkroi Milenkoski, në një letër që i dërgoi redaksisë së gazetës “Slooboden Peçat”, përmes familjes së tij.

Diplomati Milenkoski kishte një certifikatë sigurie të lëshuar nga ish-Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe nuk kishte kërkesë për kontroll të sigurisë. Milenkoski u arrestua në Serbi me një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga sektori armen i Interpolit i dyshuar për “kalimin e paligjshëm të kufirit të kryer nga një grup me marrëveshje paraprake ose me përdorimin e forcës ose kërcënimeve”. Milenkovski aktualisht është në paraburgim në Serbi, ku është duke pritur përfundimin e dokumentacionit, pas së cilës ai mund të ekstradohet në Armeni. /SHENJA/

You may also like