‘Foltorja’ e Berishës, Meta: S’dua të komentoj zhvillimet në asnjë forcë politike

by admin
Spread the love

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme nga Pogradeci deklaroi se nuk dëshiron të bëhet pjesë e asnjë debati politik teksa është pyetur për “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Meta u shpreh ndër të tjera se brenda partive politike duhet të kenë debate në respektim të demokracisë dhe normave kushtetuese.

Sa mund të ndikojë lëvizja e zotit Berisha me ‘Foltoren’ e tij? Takimet e tij që po bën me bazën apo dhe zhvillimet në PD të cilën ju e quajtët ‘krizë’…
Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike, duhet të kenë debatet e tyre në respektim të demokracisë dhe normave kushtetuese. Siç e keni kuptuar demokracia në këto 3 dekada, ajo ka uljet e ngritje e saj në një sistem të caktuar politik dhe shoqëror edhe brenda grupimeve politike.

Se keni fshehur kurrë simpatinë për zotin Berisha. Po ai hedh akuza për bashkëpunim Rama-Basha. Si i shihni këto akuza?
Nuk dua të bëhem pjesë e këtyre debateve. Pas 24 korrikut vazhdimisht ato janë çështje të tyre mjaftojnë të respektojnë kushtetutën dhe parimet demokratike.

Sot është mengjes lutjesh. Përse lutet sot Meta?
Lutem për burimin e gjithë forcës për të cilën ka nevojë çdo njeri e grupim apo shoqëri për të kaluar me sukses vështirësitë dhe bashkëjetesën shoqërore

Si e shihni vendimin e SPAK që nuk po heton patronazhistët?
I qëndroj vlerësimeve të ‘Transparency international’ dhe nuk jam i zhgënjyer nga çdo lloj lajmi tjetër.

You may also like