Berisha tregon çfarë ka diskutuar në zyrë me Bashën: Kam materiale

by admin
Spread the love

Kryesore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se në zyrën e tij i ka kërkuar Lulzim Bashës që të largohej nga drejtimi i PD dhe se ky i fundit kishte refuzuar.

Berisha tha se këto deklarata ai mund ti faktojë me materiale të ruajtura ne I-Pod e tij.

“Unë kam shumë dokumente që mund ti faktojë kujdo që në zyrën time Bashës i kam thënë çdo gjë që ju keni thënë me njëri-tjetrin, mosaprovimet ndaj tij. Në 2017 i kam kërkuar dorëheqjen ku ishte raporti më i zi. Më tha jo. Unë i dhashë shembullin që çdo kryetar qe humbet largohet. Ky ka qenë qëndrimi im. Meqë nuk doja të kthehesha, por qëndrova kundër Edi Ramës dhe duke mbrojtur interesin kombëtar dhe nuk ndërhyra në punët e brendshme të PD, por a ishte e drejtë kjo? Jo nuk ishte”-tha Berisha.

You may also like