Policia jep detaje për përleshjen ku u arrestua Berati i “It’s my love”

by admin
Spread the love

Pas një përleshje të ndodhur dje (e mërkure) në qendër të Prishtinës, në afërsi të “Kino ABC”, janë arrestuar disa persona të dyshimt nga Policia e Kosovës.

Në mesin e të dyshuarve pjesë e përleshjes ishte edhe ish – konkurenti i “Its my love”, Berat Xhelili, shkruan “Kosovarja”.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një boks metali, një thikë dhe u tha se kishte edhe lëndë narkotike..

Me vendim të prokurorit i dyshuari, B.XH. pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“I njëjti ishte arrestuar edhe më parë për probleme me ligjin.Rr. Rexhep Luci, Prishtinë 26.01.2022 – 15:17. Policia ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar pasi ishte përfshirë në një mosmarrëveshje, gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një boks metali dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

 


You may also like