Saimir Korreshi sfidon publikisht Bashën dhe Berishën, zbulon çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e 6 marsit në Lushnje

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi sot në një intervistë për MCN Live, zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ai deklaroi se fitorja në Lushnje do të jetë e garantuar nëse dalin me një kandidat të vetëm.

Korreshi tha se fitorja është e garantuar nëse dilet me një kandidat të vetëm dhe se sipas tij, kandidati në këtë rast nuk do të jetë i Bashës apo Berishës, por i Partisë Demokratike të Lushnjes dhe se nëse arrihet të dakordësohet për emrin e vetëm të duhur klo do të kalojë përtej siglës.

Komenti i Korreshit:

“Dëshira e demokratëve të Lushnjes është për një kandidat të vetëm që probabiliteti është më i madh për të fituar. Bashkinë e Lushnjës ta kthejmë në favor të PD, duhet angazhim politik. Një kandidat i përbashkët, por s’kemi gjetur akoma një emërues. Kanë dalë kandidatë shumë emra të mirë, baza i njeh mirë të 4 kandidatët, por ende nuk është arritur në një emërues të përbashkët.

Nëse do dalim me një propozim do të thotë që një kandidat të vetëm e privojmë. Kemi kërkuar të vëmë logjikën në punë dhe nëse dalim me një emër do të thotë që kemi rënë dakord. Ne po diskutojmë akoma për një kandidat dhe nuk mund të shprehem në këto kushte.

Unë nuk e kam menduar të jem vetë në garë por këtu nuk diskutohet nëse kandidati do të jetë me bindje nga grupoi i rithemelimit apo Bashën, por pretendojmë të arrijmë një kandidat fitues për Lushnjën. Kandidati do të jetë i PD së Lushnjës, s’ka të Bashës apo Berishës. Nëse ata si ulin armët do punojmë ne që ti ulin armët. Por ky kandidat do të jetë i PD Lushnjës. Me kandidat të vetëm Lushnja fiton.”, tha Korreshi.

You may also like