Sot rikthehet superiorja/ Skënderbeu–Laci dhe Tirana–Vllaznia për javën e 16-të

by admin
Spread the love

Sot, Kategoria Superiore do të zbresë në fushë për herë të parë për vitin kalendarik 2022, teksa do të luhen dy sfida shumë të rëndësishme për javën e  16-të.

Në orën 16:45 në stadiumin “Skënderbeu” do të zhvillohet ndeshja Skënderbeu-Laçi.

Skuadra korçare dëshiron triumfin për të dalë nga zona e ftohtë, ndërsa ekipi kurbinas kërkon fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, por edhe për t’i bërë presion kryesuesve.

Në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania” do të luhet “Klasikja” e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia. Skuadra e Orges Shehit synon fitoren e tretë radhazi, ndërsa Vllaznia kërkon fitoren që i mungon prej dy ndeshjesh.

Këto ndeshje do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.


Top Channel

You may also like