Nis gati 60 minuta me vonesë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD, Gazment Bardhi zbardh arsyen

by admin
Spread the love

Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD sapo ka nisur para pak momentesh. Ky takim ishte planifikuar për të nisur në orën 16:00.

Në një njoftim të shpërndarë nga Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, bëhet me dije se në mbledhje do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor.

Kjo mbledhje, sipas Bardhit është vonuar për shkak të protestës së dhunshme të 8 janarit e do të zhvillohet sot. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.

You may also like