Zbulohet tavani i pagave në La Liga, Realit i lejohet 7-fishi i Barçës

by admin
Spread the love

Situata ekonomike e Barcelonës ka bërë që të ulet ndjeshëm kuota e destinuar për pagat. Në mars klubi “blaugrana” e kishte nivelin e pagave vjetore plot 347 milionë euro, ndërsa sot ajo shifër është reduktuar në mënyrë drastike deri në 97 milionë euro.

Për më tepër, nëse Messi do të kishte qenë sot në “Camp Nou”, kjo shifër do të ishte dyfish, pasi vetëm për yllin argjentinas shpenzoheshin rreth 100 milionë euro në një sezon të vetëm. Prej kohësh La Liga publikon tavanin e pagave të skuadrave të Ligës dhe të Segunda Division (dy herë në vit, në mbyllje të dy sesioneve të merkatos), pra kuotën se sa mund të shpenzojnë klubet për pagat e ekipit të parë, gjithmonë kjo në lidhje me parashikimin e të ardhurave.

Sipas shifrave të bëra publike së fundmi nga La Liga, 20 skuadrat e Divizionit të Parë spanjoll mund të shpenzojnë për pagat e tyre në total 2.155 miliardë euro. Nëse 2 vjet më parë Barcelona kishte një tavan pagash prej 671.4 milionë eurosh, reduktimi është i pabesueshëm. Katalanasit ishin ata që mund t’i lejonin vetes pagat më të larta të kampionatit, pasi arkëtonin pothuajse 1 miliard euro, para se të vinte kolapsi me para të hedhura dëm, me blerje dhe paga jashtë kritereve, si dhe pandemia që solli uljen e ndjeshme të të ardhurave. Sot Barcelonës i lejohet të shpenzojë për pagat, vetëm pak më shumë se Espanyol i sapo ngjitur në Kategori dhe që ka në dispozicion 77 milionë euro.

Shifrat e bëra publike nga La Liga nxjerrin vetëm një klub në kundër-tendencë, Realin e Madridit. Los Blancos prej dy vjetësh nuk kanë bërë blerje dhe pagat nuk kanë qenë kurrë “galaktike”. Reali në mars kishte në dispozicion 437 milionë për pagat, ndërsa tani mund të shpenzojë plot 739.
Shifër që nuk shfrytëzohet dhe që natyrisht i lë hapësirë blerjes së një apo dy super lojtarëve.

I pari është Kylian Mbappe, që në qershor lirohet nga kontrata me PSG-në, ndërsa i dyti është Erling Haaland, i cili ndiqet nga shumë klube të mëdha europiane.


Top Channel

You may also like