Deri tash janë regjistruar rreth 1.55 milion qytetarë

by admin
Spread the love

Gjithsej 1.510.301 persona, 479.806 amvisëri dhe 670.988 banesa janë regjistruar deri ditë e djeshme, njoftoi sot Enti Shtetërorë i Statistikave.

Sot është dita e 23 e regjistrimit, ndërkaq deri në fund të operacionit statistikor kanë mbetur edhe tre ditë. Qytetarët gjithashtu mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre, pika këto të autorizuara nga Enti Shtetërorë i Statistikave.

Deri më 30 shtator, do të mund të regjistrohet online edhe diaspora. Qytetarët nga diaspora, që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.

You may also like