Yagcilar: Erdogan ka treguar lidership me krizën e refugjatëve dhe luftën në Ukrainë, ka gjasa ta fitojë edhe një mandat

by admin
Spread the love

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi janë të rëndësishme jo vetëm për këtë shtet, por edhe për regjionin.

Këtë e thotë, Mahir Yagcilar, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, i cili thotë se stabiliteti dhe balanci i politikave dhe forcave të ndryshme në regjion është i lidhur edhe me stabilitetin e Turqisë.

“Në këtë aspekt janë rëndësishme këto zgjedhje. Zhvillimi ekonomik dhe rritja e bruto produktit kanë ndodhur nën udhëheqjen e presidentit Erdogan. Kriza me refugjatët dhe lufta në Ukrainë gjithashtu kanë treguar lidershipin e Erdoganit. Duke bazuar në këto fakte ka gjasa që Erdogani të fitojë me një epërsi të vogël edhe këtë mandat”, është shprehur Yagcilar, i cili ka qenë ministër i Administratës Publike të Kosovës.

Për të Erdogan është një person cili ka aftësi t’i përqafojë masat dhe t’i afrojë njerëzit.

Ai ka theksuar se Erdogan edhe pas 20 vjetësh qëndrimi në pushtet, vazhdon të jetë politikani i parë në Turqi, megjithëse thekson forcimin e opozitës.

“Në këto zgjedhje opozita bashkuar seriozisht sfidon pozitën e presidentit. Ndryshimi sistemit parlamentar, kriza ekonomike dhe inflacioni janë në disfavor të pozitës së presidentit. Por sidoqoftë cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve, besoj që populli do vendos, demokracia do të fitojë, stabiliteti do të vazhdojë dhe sa i përket Kosovës do të vazhdohet edhe më tutje me përkrahje dhe bashkëpunim”.

Yagcilar në këtë kontekst thotë se Erdogan ka qenë përkrahës për Kosovën dhe për komunitetin turk në Kosovë.

“ Këtë e ka bërë përmes njohjeve, lobimi për Kosovën, investime kapitale, ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të ndryshme, etj. Ndërsa përkrahja kryesore për turqit e Kosovës është në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtën e trashëgimisë së kulturore”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like