Ramadani: Vuçiq e konfirmoi praninë e Wagner në Serbi, ata mund të kenë qenë edhe në Kosovë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, e ka mirëpritur vendimi e qeverisë për të vendosur sanksione ndaj grupit kriminal rus, Wagner.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka konfirmuar që Wagner ka pjesëtarë në Serbi, po ashtu ka shtuar se ata kanë mundësi të kenë qenë ndonjëherë edhe në Kosovë.

“Derisa Serbia, edhe konfirmohet publikisht edhe nga presidenti i vet, që është zonë ku operon Wagner, sigurisht që individë të kësaj organizate edhe kanë qarkulluar ndonjëherë në Kosovë”.

“Për këto madje ka pasur kapje ose elemente të caktuara edhe nga mediat të cilat janë bërë publike. Edhe prej atyre që janë publike, po flas për informacione, ka pasur pamje dhe filmime që kanë qarkulluar”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like