Ekipi nga Kosova ndodhet në Turqi, janë mirë përkundër se hoteli ka pësuar dëmtime

by admin
Spread the love

Një tërmet i madh ka ndodhur në shtetin e Turqisë ku mbi 500 persona kanë mbetur të vdekur dhe mijëra të tjerë janë lënduar.

Ndërkohë ekipet emergjente po vazhdojnë kërkimin nën gërmadhe dhe gjendja është shumë e rëndë.

Në Turqi ndodhet edhe ekipi i mundjes nga Kosova, por Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se kanë kontaktuar me ta dhe gjendja e tyre është e mirë, përkundër se hoteli ku ishin duke qëndruar ka pësuar disa dëmtime.

“Komiteti Olimpik i Kosovës bashkëndjen dhimbjen me popullin turk, pas ngjarjeve tragjike të tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë”.

“Në momentin e tërmetit, në qytetin Kahramanmarash ndodhej edhe ekipi i të rinjve të mundjes së Kosovës, që po merrnin pjesë në turneun “12 February””.

“Pas informacioneve të siguruara, KOK bënë të ditur se i gjithë delegacioni i ekipit tonë është shëndosh dhe mirë, përkundër se hoteli ku po qëndronte ekipi kishte pësuar dëmtime.

Ekipi është në rrugë për t’u kthyer në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

You may also like