Papa Francesku, emërim të rëndësishëm një gruaje – Shqip

by admin
Spread the love

Papa Françesku ka emëruar gruan e parë në krye të Guvernatorit të Vatikanit, motrën françeskane Raffaella Petrini, duke vazhduar përpjekjet për të arritur barazi më të madhe gjinore në Kishën Katolike.

Si sekretare e përgjithshme e Guvernatorit, murgesha italiane, 52 vjeçe, do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e operacioneve administrative, veçanërisht muzeumeve të Vatikanit, postës dhe policisë.

Kështu, ajo do të bëhet gruaja më e renditur në vendin më të vogël në botë, transmeton AFP.

Sipas Online Reporter Catholic National, rolin tradicionalisht e ka kryer peshkopi.

Papa Françesku ka thënë vazhdimisht se gratë kanë një rol më të rëndësishëm për të luajtur në Kishën Katolike.

Ndryshime të rëndësishme

Në janar, ai ndryshoi ligjin për t’i lejuar ato të lexojnë në liturgji, të shërbejnë në altar dhe të ndajnë kungimin, por nuk përmendi se këto ndryshime një ditë mund t’i lejojnë gratë të jenë priftëresha.

Në shkurt, ai emëroi gruan nënsekretare të Sinodit të Peshkopëve, gruan e parë me të drejtë vote në një organ që studion çështje të rëndësishme të doktrinës.

Në vitin 2016, Papa krijoi një komision të ngarkuar me studimin e historisë së grave dhjak gjatë viteve të hershme të Kishës Katolike, në një proces që ndoshta mund t’i hapë rrugën grave në atë pozicion sot, shpresojnë reformatorët.

Por përfundimet e atij komisioni nuk i përmbushën pritshmëritë dhe Papa vazhdoi ta studionte këtë çështje edhe për një vit. /tesheshi.com/

You may also like