Kulla e anuar e Pizës po anon gjithnjë e më pak – studimi (fotot)

by admin
Spread the love

Kulla e mrekullueshme e anuar e Pizës në Itali duket se e ka “drejtuar” veten e saj me rreth 4 centimetra në dy dekada, thuhet në një studim të fundit.

Si një nga atraksionet më të famshëm të Italisë, kulla njihet që duket sikur ‘është duke rënë’ me një anësi prej rreth katër gradësh.

Ky fakt ka shqetësuar prej kohësh inxhinierë dhe historianë që kanë punuar për stabilizimin e saj në një projekt të vjetër.

Në përfundim të projektit të atëhershëm në 2001, ata raportuan se ndërtesa ishte drejtuar me rreth 35 cm.

Inxhinierët e bënë këtë duke vendosur disa ton kundër-pesha në bazën e kullës, si dhe duke hequr dhe nga poshtë themeleve të saj.

Ndërsa në 21 vjetët pas përfundimit të projektit raportohet se kulla është drejtuar vetë dhe 4 cm të tjera, sipas grupit arkeologjik ‘Opera Primaziale della Pisana’.

Grupi tha për agjencinë shtetërore vendase Ansa  se “gjendja e Kullës së Anuar të Pisa është e shkëlqyeshme’.

Nunziante Squeglia, profesor gjeoteknike në Universita di Pisa, tha se puna e mëparshme me projektin kishte ndihmuar që kulla “të vetëkorrigjohej.”

Kulla është një nga ndërtesat më të famshme në botë dhe është ndërtuar si pjesë e kompleksit të katedraleve në vitin 1173.

Disa vjet pas ndërtimit kishte nisur dhe animi i saj i pashpjegueshëm, në kohën e një lufte mes Pisa dhe një tjetër shteti italian, para bashkimit të vendit .