(VIDEO) “Fitorja e zgjedhjeve lokale, një hap drejt shumicës së re”

by admin
Spread the love

Pas përfundimit të procesit zgjedhor mbrëmë, krerët e opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase u shprehën të kënqur me rezultatet që kanë arritur. Kreu i VMRO- DPMNE, Hristijan Mickoski, në konferencën e tij tha se fitorja e tyre është humbje e kredibiletit të qeverisë, ndërsa kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski gjithashtu  falënderoi koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, pasi siç tha së bashku kanë thyer barriera, duke dëshmuar se një front i gjеrë opozitar është i mundur dhe kanë hedhur hapa për formimin e një shumice të re.

Hristijan Mickoski, kryetar i partisë VMRO-DPMNE

“Fitorja jonë është humbje e kredibilitetit të qeverisë. Ky është një besim i madh, dhe ne do të dimë ta respektojmë. Qeveria është e delegjitmuar, dhe kjo është nga sonte dhe kjo është realiteti që pres që me kohë të manifestohet në Kuvend. Por më mirë do të ishte nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme. Nuk ka vend më për krim dhe mashtrime dhe humbje për Maqedoninë dhe popullin. Nuk duhet vetëm Zaev të ik por edhe zaevizmi”

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, gjatë paraqitjes së tij përpara mediave tha se, janë krenarë për fushatën dhe gjtihë aktivitetin që kanë bërë. Gashit shtoi se ka dilema që në shumë komuna vullneti i lirë i qytetarëve ka qenë i shtrëmbëruar duke njollosur këtë proces, mbi të gjitha atë të Komunës së Çairit.

Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa

“Alternativa së bashku me ASH-në kanë bërë një fushatë të mrekullueshëm. Sot jemi evident se beteja për ndryshimin ka filluar. Falënderoj të gjithë votuesit, aktivistët, njerëzit e vullnetit të mirë, që pranë nesh ishin me ne për ta fituar besimin e qytetarëve dhe sot është evidente që Alternativa si një subjekt, është një prej partive që ka dhen vlerë shtesë. Përveç kësaj, është evidente që nga sonte, po paralajmërohet një dridhje e madhe tektonike në skenën politike duke filluar që nga Shkupi ku ne do të jemi në pushtet, por edhe në nivelin qendror. Jam i bindur në ndryshimin e skenës politike”

Ndërkaq, dje u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, nga ku partia  VMRO-DPMNE doli fituese, pasi mori udhëheqjen e tyre më shumë komuna, përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të arritura, opozita maqedonase dhe shqiptare paralamërojnë shumicë të re, ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë edhe për zgjedhje të parakohëshme  parlamentare. Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

You may also like