Kryeministri shqiptar në pikëpyetje, a do ta respektojë marrëveshjen lideri i ri i LSDM-së?

by admin
Spread the love

Lideri i LSDM-së dha dorëheqje, por çfarë do të bëhet me kryeministrin shqiptar, për të cilin lideri i BDI-së Ali Ahmeti direkt ishte marrë vesh pikërisht me Zaevin!?

Para katër ditësh i ftuar në emisionin Click Plus Ahmeti vendimin e Zaevit për tu dorëhequr nëse e humb Shkupin e quajti hap të përshpejtuar. Ende nuk dihet se kush do të vijë në krye të LSDM-së në vend të Zaevit, dhe a do të respektohet kjo marrëveshje!

“Nuk ka arsye zotëri Zaev të japë dorëheqje, pse merr përgjegjësi të tillë. Po mund ta keni rastin ta bëni kryeministrin shqiptar, për të cilën keni folur në zgjedhjet e kaluara. Jo! Po nuk po e thoni. Nuk është e arsyeshme sepse merr përgjegjësi të panevojshme. Pra nuk është koha për KM shqiptar, se unë për km shqiptar po ju pyes? Po ajo është marrëveshje e dakorduar dhe nuk mund të ketë tërheqje. A këtu e keni drojën se nuk respektohet marrëveshja nëse shkon zotëri Zaev? Ju e thoni këtë. Po a druani, se ju vetë më thatë. Por unë nuk thash”, tha Ahmeti.

Nuk dihet nëse me dorëheqjen e Zaevit mund të ketë marrëveshje e re LSDM-BDI dhe a do të realizohet premtimi për kryeministrin shqiptar.

“KM shqiptar në 100 ditët e fundit. Tani a nuk është koha nëse zotëri Zaev shkon, për shembull kryeministri shqiptar 100 ditë dhe shkojmë në zgjedhje. Nuk mendoj që është kombinacion i tillë ose diçka. Domethënë nuk keni shkuar deri aty se na e kishit thënë”.

Nga ana tjetër partneri tjetër i koalicionit të LSDM-së gjegjësisht Lëvizja Besa vlerëson se Zaev ka marrë vendimin e duhur, duke u larguar nga posti i kryeministrit dhe liderit të partisë së tij.

Politikisht unë mendoj se është hap korrekt pasi që është një veprim që çdo politikan duhet ta bëj në momente të caktuara, se çfarë reperkusionesh do të ketë kjo dorëheqje unë besoj se në ditët e ardhshme do ta shohim, se reliasht Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, mirëpo organet e LSDM-së duhet të mblidhen dhe të vlerësojnë këtë pikë”, tha Arjani Hoxha, Besa.

Për Arjanit Hoxhën qeverisja aktuale është e brishtë dhe delikate dhe vlerëson se në një afat të caktuar të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe të rikonfirmohet mandati i partive politike.

Ndryshe kur u formua qeveria, Zaev dhe Ahmeti u dakorduan që në 100 ditët e fundit të Qeverisë, kryeministër të emërohet një shqiptar i propozuar nga BDI.

You may also like