Latifi tradhton Vllazninë, Fernando ngjit Egnatian në vendin e tretë

by admin
Spread the love

Vllaznia-Egnatia 0-1 (Fernando 43’)

Egnatia merr një fitore të çmuar në Shkodër, pasi mposht 1-0 në “Loro Boriçi” Vllazninë vendase. Një gol i Fernandos në fundin e pjesës së parë ka vulosur fatin e kësaj sfide. Miqtë luajnë më mirë në pjesën e parë, ndërsa shkodranët reagojnë në të dytën dhe kanë një mundësi të artë për të barazuar rezultatin, por Latifi gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Egnatia shënon sërish me Fernandon, por goli anulohet nga VAR. Egnatia merr tre pikë të arta, parakalon Vllazninë dhe ngjitet në vendin e tretë në renditje në kuotën e 21 pikëve. Zhgënjen Vllaznia, që pas kësaj disfate zbret në vendin e 5-të.

95’ Aralica i afrohet golit të barazimit, por goditja e tij me kokë përfundon mbi traversë

92’ Vllaznia është hedhur përpara në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Egnatia rrezikon në kundërsulm

90′ Akordohen 7 minuta shtesë

87’ Është ndezur sfida dhe ka raste nga njëra portë në tjetrën. Delarge humbet një rast të artë për të shënuar golin e dytë për miqtë

85’ Vllaznia i afrohet golit të barazimit me Aralican, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën

80’ Anulohet goli i dytë i Egnatias, për një faull të bërë nga Atanda në nisjen e aksionit

79’ Goli po verifikohet në VAR

79’ GOOOOOOOOOL Sërish Fernando shënon për Egnatian dhe kalon në avantazh të dyfishtë rrogozhinasit.

74’ Rrezikon Vllaznia me Malën, që i afrohet golit të barazimit, por Atanda largon topin që po shkonte drejt portës

68’ Jonuzi provon nga distanca, por gjuajtja e tij është e pasaktë

67’ Duro hedh në fushë Delarge në vend të Jackson

64’ Edhe Egnatia mundohet të reagojë dhe zbret rrezikshëm në kundërsulm, por lojtarët rrogozhinas nuk arrijnë të finalizojnë rastet e krijuara

62’ Vllaznia vazhdon të sulmojë dhe kërkon me ngulm golin e barazimit. Pavarësisht penalltisë së humbur shkodranët po ushtojnë presion dhe janë hedhur në sulm me forca të shumta

55’ Mundësi e artë për Vllazninë. Latifi merr përsipër 11-metërshin, por godet jashtë kuadratit duke e lënë rezultatin të pandryshuar

54’ Ndërhyrja e Sherit konsiderohet e gabuar nga gjyqtari i takimit që pas konsultimit me sistemin VAR akordon 11-metërsh.

52’ Vllaznia shumë pranë golit. Latifi lëviz mirë në zonën dhe godet lehtë, ndërsa Sheri i prish ekuilibrin. Topi ndërkohë shkon drejt portës, por Atanda e largon atë në limite

46’ Nis pjesa e dytë në Shkodër. Josa hedh në fushë Latifin në vend të Hoxhajt

Mbyllet me fitoren 1-0 të Egnatias pjesa e parë në Shkodër. Miqtë luajnë më mirë dhe arrijnë të zhbllokojnë sfidën me Fernandon në fund të fraksionit të parë të lojës.

45’ Vllaznia nuk po arrin të reagojë dhe Egnatia vazhdon të qëndrojë në gjysmëfushën e shkodranëve

45’ Akordohen 3 minuta shtesë

43’ GOOOOOOOOL. Fernando përfiton nga një gabim i mbrojtjes shkodrane dhe dërgon topin në rrjetë. Dominimi i miqve finalizohet me gol

38’ Vllaznia mundohet të reagojë dhe shfaqet rrezikshëm në zonën e Egnatias. Shkodranët fitojnë disa goditje këndi, por nuk arrijnë që të rrezikojnë portën e Sherrit

34’ Sërish Egnatia që flirton me golin. Kësaj radhe është Musta që godet me kokë, por topi ndalet në traversë

32’ Mundësi e artë për Egnatian për të kaluar në avantazh. Camaj i vetëm në zonë godet me kokë, por Zogoviç është i vëmendshëm dhe i mohon golin sulmuesit rrogozhinas

25’ Vllaznia është stepur disi dhe janë miqtë nga Rrogozhina ata që shfaqen më kërkues në këto momente dhe mundohen të rrezikojnë veçanërisht nga krahu i djathtë i sulmit

20’ Provon edhe Mëllugja nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

18’ Minuta të mira për Egnatian, që fiton një goditje këndi. Camaj shkakton faull në sulm dhe rrogozhinasit nuk arrijnë që të rrezikojnë

15’ Është rritur ritmi i lojës dhe tashmë edhe Egnatia sheh nga porta e Vllaznisë. Një ndeshje e bukur po zhvillohet në “Loro Boriçi”

12’ Edhe Egnatia jep shkëndijën e parë në këtë takim, Fangaj godet por Zogoviç pret gjuajtjen e tij. Në aksionin pasardhës është sërish Egnatia me Camaj, që ka një rast të artë për të shënuar, por sërish Zogoviç që devijon goditjen e tij

8’ Rrezikon Vllaznia me Malën, që tenton portën nga distanca, por goditja e tij përfundon mbi traversë

4’ Minuta të qeta në Shkodër. Dy skuadrat duket se po studiojnë akoma njëra-tjetrën. Shkodranët janë më kërkues, por mungojnë shkëndijat në portat respektive

1’ Nis takimi në “Loro Boriçi”

Vllaznia kërkon të harrojë disfatën në Superkupë dhe të rigjejë fitoren në kampionat, duke synuar maksimumin e pikëve në sfidën e sotme kundër Egnatias. Miqtë nga Rrogozhina ishin në formë të shkëlqyer para pauzës së kampionatit dhe sot në Shkodër do të synojnë një tjetër surprizë që të konsolidojnë pozitat në zonën e lartë të renditjes.

Formacionet zyrtare

You may also like