Të dua siç do Ronaldo Kupën e Botës

by admin
Spread the love

Aktori i njohur shqiptar, Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Dyshja tashmë shfaqen të pandarë nga njëri-tjetri, teksa këtë e shohim përmes rrjeteve sociale, ku Donaldi dhe Bora janë shumë aktivë.

Edhe pse janë të angazhuar në disa projekte, çifti ka gjetur pak kohë që të ndjekin ndeshjet e Kampionatit Botëror që po luhen në Katar. Ka qenë vetë Bora Zemani ajo e cila ka treguar diçka të tillë, teksa ka publikuar në Instagram disa video të Donaldit, i cili duket shumë i përqëndruar ndërsa sheh ndeshjen Marok – Portugali.

Nga video kuptuam që aktori është tifoz i futbollistit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo, teksa në videot e publikuara nga Bora në Instagram, ajo shihet teksa e ngacmon partnerin e saj në këto momente ‘dramatike’ për të. Moderatorja i kërkon Donaldit t’i thotë diçka të bukur, teksa përgjigjja e aktorit është epike dhe shumë e ëmbël.

“Të dua siç do Ronaldo Kupën e Botës”, dëgjohet t’i thotë aktori partneres së tij, duke shkaktuar shumë të qeshura edhe te Bora Zemani.

You may also like