Protesta e 6 dhjetorit, befason analisti Burimi: Evropa do na respektojë më shumë, nuk do të shfaqë mungesë dinjiteti

by admin
Spread the love

Analisti Genc Burimi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ foli mbi protestën e radhës të paralajmëruar nga opozita në datën 6 dhjetor, që përkon në të njëjtën datë me mbërritjen e delegacioneve evropianë në vend për samitin e BE-së.

Sipas tij protesta nuk do të shfaqë mungesë dinjiteti para syve të Evropës, sepse ajo është tërësisht e arsyeshme pasi sipas tij “afera e portit dhe ajo e inceneratorëve janë korruptive” dhe shërbejnë si arsye proteste.

I pyetur për projektin e Portit të Durrësit, Burimi deklaroi se i njëjti investitor ka ka nisur një projekt në Serbi në vitin 2015, që më pas u apsua nga tubime e protesta të fuqishme, ndërsa shtoi se sipas tij skandali më i madh është transferimi i portit të mallrave në Porto Romano, në një distancë prej vetëm 9 kilometrash, dhe që do të kërkojë 2 miliardë euro, rreth gjysmën e buxhetit të vendit.

“Kryeministri Rama nëse kishte merak për protestën e 6 dhjetorit mund t’i thoshte drejtësisë meqenëse është një ditë e rëndësishme për vendin dhe të mund të shtyhet protesta, por nuk e bëri dhe kjo ngjan si një manipulim. Ai i shau evropianët për vaksinat, i shau në Këshillin e Evropës, pra Rama paska të drejtë të dalë kundër evropianëve, por opozita jo? Protesta do ishte pak më e sikletshme para hapjes së negociatave, por ato janë hapur, në këtë rast nuk shoh ndonjë rrezik. Rama e bllokoi në parlament votimin e ligjeve për hapjen e statusit të vendit kandidat kur ishte në opozitë, nuk mund t’ia mohojë Berishës ato që ka bërë vetë, Berisha nuk ka çfarë humbet. Një protestë nuk i merr dinjitet vendit, dinjiteti i ikën vendit nga largimet masive me gomone që mbushin kopertinat e mediave në Europë. Nëse është një protestë e dhunshme që vë në pasiguri delegacionet e huaja, do ishte e pafalshme por nuk e besoj këtë gjë.

A duhet që një popull të sakrifikojë demokracinë, ku qeveria uzurpon një port ka debat, ku gazetarët ofendohen? Kur bëhet fjalë për interesa të tilla nuk ka konsensus, jo me Evropën po me askënd. Rama ka qenë i përkujdesur nga evropianët, keni dëgjuar që evropianët të thonë diçka për patronazhistët, shtypi perëndimor u trondit. Nuk u bë asnjë koment për zgjedhjet në vend, nuk u vunë në pikëpyetje nga Perëndimi, nuk e dimë sa do zgjasë kjo gjë. Këtij populli nuk duhet t’i vidhet vota, nëse e duan Berishën atë do e tregojnë me votë. Rama në çdo fjalim nuk pushon së foluri për non-grata. Nuk është demokratike, në Europë nuk e njohin konceptin non-grata, nuk ka asnjë nen në vend që të përmendë non-gratan. Këto janë koncepte amerikane, le t’i mbajnë në shtëpinë e tyre. Besoj se do jetë një protestë paqësore, e shoh si ato gomonet ku populli kërkon ndihmë nga Evropa për qeverinë. Kjo do t’i bëjë shqiptarët më të respektuar në sytë e Evropës. Afera e portit dhe ajo e inceneratorëve janë korruptive, pse të mos protestojnë njerëzit.

Nuk kemi nevojë për shembullin e Kroacisë, në vitin 2015 i njëjti personazh, me të njëjtin projekt vendosi të bënte Water Front në Beograd, populli serb u hodh në tubime të fuqishme dhe nuk hodhën 3 miliardë dollarë, por më pak se 200 milionë, sepse ishte një projekt i ngjashëm ku shteti vë tokën dhe jo investitori. Shtypi në atë kohë fliste për këtë aferë, Emiratet janë një parajsë fiskale, është një vend që nuk ka opozitë, nuk respekton të drejtat e njeriut dhe këto nuk janë vlerat tona, kjo më shokon nga Rama. Ai po vendos diçka të panjohur me një interes ekonomik jo aq të konsiderueshëm. Janë dy projekte, ai i jahteve, që nuk është shumë i madh dhe nuk ka interes, projekti i pallateve nga ana tjetër nuk ka nevojë për arabët pasi e bëjmë vetë. Skandali më i madh është transferimi i portit të mallrave në Porto Romano. Shteti nuk ka asnjë interes që ta bëjë këtë veprim. Nuk kemi nevojë që Shqipëria të bëjë një transferim vetëm 9 kilometra që kushton 2 miliardë euro, kjo është tallje. Në një vend ku buxheti është 4 miliardë euro, të harxhosh gjysmën në një lëvizje të tillë është çmenduri”, tha ai.

You may also like