“Një jetë që nuk të thërras”, Flori Mumajesi emocionon me postimin për të atin (FOTO)

by admin
Spread the love

Edhe pse i mungon muzikës shqiptare prej disa muajsh, pasi nuk ka sjellë ende asnjë këngë të re, ashtu sikurse veç ai di, Flori Mumajesi mbetet  një nga artistët më të veçantë të skenës në vendin tonë. Këngëtari nuk është as shumë aktiv në rrjete sociale, por herë pas here ndan gjëra interesante me ndjekësit e tij përmes postimeve që bën.

Së fundmi, duket se kantautori shqiptar është bërë shumë nostalgjik, teksa ka ndarë me fansat e tij disa nga këngët e tij të vjetra të realizuara ndër vite dhe jo vetëm, por edhe momente nga daljet e tij në emisione të ndryshme televizive.

Por, ai ka ndarë edhe një foto shumë të bukur nga fëmijëria me të atin e tij të ndjerë, që na përloti të gjithëve, duke e shoqëruar edhe me një tekst emocionues. “Florjan Fadil Mumajesi. Një jetë që nuk të thërras, e as nuk e them dot me zë babi” – shkruan artisti i njohur shqiptar krahas fotos së publikuar në Instagram-in e tij.

Një vit më parë, Flori Mumajesi humbi edhe të ëmën për shkak të problemeve me zemrën, teksa pak muaj më parë, kur këngëtari festoi edhe 40-vjetorin e lindjes, e kujtoi të ëmën përmes një postimi në rrjete sociale. Ai shkruante se e ëma u nda nga jeta pikërisht në datën që ajo e solli në jetë.

You may also like