Vendimi i Gjykatës, reagon menjëherë Agron Shehaj: Beteja do të shkojë në Strasburg

by admin
Spread the love

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka njoftuar se Gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur në favor të sulmit të kryeministrit Edi Rama ndaj biznesit të tij.

“Gjykata sapo vendosi në favor të Edi Ramës. Në këtë vend kur verdiktin e jep kryeministri, nuk ka asnjë njeri tjetër që ta kundërshtojë atë. Ky ishte një gjyq farsë ku Policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës”, shkruan Shehaj në Facebook.

“Gjykata sapo vendosi në favor të Edi Ramës. Në këtë vend kur verdiktin e jep kryeministri, nuk ka asnjë njeri tjetër që ta kundërshtojë atë.

Ky ishte një gjyq farsë ku Policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës.

Çdo qytetar e di që në Shqipëri përballë Edi Ramës nuk mund të ketë drejtësi.

Beteja ligjore do vazhdojë deri në Strasburg. Jam i bindur se në fund do ketë drejtësi.

Beteja politike, me fakte dhe prova të vjedhjeve të kryeministrit dhe ministrave në dëm të popullit më të varfër në Europë nuk ndalet.

Unë nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem!”, shkruan Shehaj.

You may also like