Tri raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve në Polici

by admin
Spread the love

Brenda 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë në Fushë Kosovë.

Në Prishtinë, një person dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij dje rreth orës 16:40.

“Prishtinë, 15.10.2022-16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në Fushë Kosovë është arrestuar një person, pasi dyshohet se ai ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

“Fushë Kosovë, 15.10.2022–15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për shkak se ka probleme të shëndetit mendor është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë”, thuhet në raport.

Rasti i tretë është arrestimi i një burri në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka tërhequr nga duart gruan e tij dhe i ka kërkuar të dalë nga shtëpia.

“Fushë Kosovë, 15.10.2022–02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte tërhequr nga duart dhe i kishte kërkuar të dalë nga shtëpia bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

You may also like