Përfundon greva edhe në administratën e Prishtinës, qytetarët thonë se pritën një muaj për shërbime

by admin
Spread the love

Mëngjesin e së hënës numër i madh
i qytetarëve ia kanë mësyrë komunës së Prishtinës për t’u pajisur me dokumente,
raporton Ekonomia Online.

Pas grevës një muajshe në të shpallur
nga BSPK-ja të gjitha shërbimet në komunë mund të kryhen nga 3 tetori.

Izet Sejdiu, tha që para dy javëve
nuk ka mundur të pajiset me një ekstrat të lindjes për shkak të grevës, kurse gjatë
së hënës këtë shërbim e ka kryer shumë shpejt.

“Erdh sot një ekstrat të lindjes
me nxjerrë, 2, 3 minuta nuk prita çdo gjë shkoj në rregull. Ka përfunduar
greva, jam kanë para dy jave aty s’kanë punuar, sot ishte perfekt dhe çdo gjë në
rregull”, tha Sejdiu.

Edhe Imir Dida tha që për shkak të
grevës ai nuk kishte mundur ta regjistronte vajzën e sapolindur, mirëpo këtë shërbim
nga administrata ai e morri brenda 5 minutave.

“Erdha me regjistruar vajzën,
pasi patëm grevë që shtatë javë me duket, ma në fund mu dashtë me regjistruar,
isha në spital me regjistruar, me detyruan me ardhur këtu, edhe erdha këtu brenda
pesë minutave veç e përfundova”, tha ai.

LEXONI EDHE:

You may also like