Ronaldo merr një dhuratë të bukur për ditëlindje, Cruzeiro ngjitet në elitë

by admin
Spread the love

Një ditëlindje që do të mbahet mend gjatë. Sot Ronaldo Luís Nazário de Lima mbush 46 vjeç, por festimet kanë nisur që mbrëmjen e djeshme. Një festë më 60 mijë të ftuar, spektatorët e sfidës Cruzeiro-Vasco da Gama, që festuan bashkë me “Fenomenin” kthimin e skuadrës vendase në elitën e futbollit brazilian, 7 java para përfundimit të kampionatit.

Ronaldo është pronar i Valladolid dhe presidenti i Cruzeiros. Brenda 5 muajve ish-sulmuesi i Interit dhe Brazilit ka festuar ngjitjen në elitë të dy klubeve që ka në pronësi. Majin e kaluar Valladolid siguroi ngjitjen në LaLiga, ndërsa mbrëmë Cruzeiro festoi rikthimin në Brasilerao.

Ronaldo ishte prezent në stadiumin “Minerao” për të ndjekur ndeshjen. Në stadium kishte mbi 60 mijë tifozë dhe në tribuna u shfaq një koreografi gjigante me imazhin e Ronaldos, gjatë kohës kur luante me Cruzeiron. / Oversport.tv

Foto: Cruzeiro Twitter

You may also like