Rrëfimi shokues i ish mbrojtësit të Juves: Jam dhunuar seksualisht…

by admin
Spread the love

Ish mbrojtësi i njohur francez, Patrick Evra ka bërë një rrëfim shokues në autobiografinë e tij, pasi ka zbuluar se ka rënë pre e abuzimit seksual që kur ishte vetëm 13 vjeç dhe protagonist ka qenë drejtori i shkollës ku mësonte.

Evra, që në karrierën e tij ka veshur fanellat e skuadrave si Juventus e Manchester United, rrëfen se flinte për tre net në javë në shtëpinë e “xhelatit” të tij, për të shmangur udhëtimin e gjatë drejt kthimit në shtëpinë e vet.

“Duke kujtuar se unë flija, ai kalonte dorën lehtë poshtë jorganit, për të më prekur. Natën e fundit që isha në shtëpinë e tij dhe kur e dinte se do të kthehesha në timen, ia doli të bëjë atë që donte”, shkruan Evra në librin e tij.

Duke folur për mediat në prezantimin e biografisë, ish mbrojtësi francez tregon se nuk ia ka treguar ngjarjen as mamasë së tij, pjesërisht edhe nga frika e turpit, apo si do ta shikojnë të tjerët.

“Kur isha 24 vjeç policia më thirri për të më pyetur nëse ishte abuzuar ndaj meje nga ky person, por unë mohova gjithçka. Mamaja ime ndjeu diçka që kur i thashë që nuk do të rri më në shtëpinë e drejtorit, por prita deri tani, të bëhesha 40 vjeç para se t’ia thosha”, u shpreh ish mbrojtësi francez.


Top Channel

You may also like