“Klubi më i madh në Turqi, tifozët këtu të çmendur”, refuzoi Juven për Galatasarayn

by admin
Spread the love

Dries Mertens është transferuar te Galatasaray. Goleadori më i mirë i historisë së Napolit doli lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me klubin italian. Presidenti De Laurentiis i ofroi rinovimin, por 35-vjeçari zgjodhi të vijonte një aventurë të re në karrierë.

Belgun e kërkoi edhe Juventusi, por ai refuzoi kalimin te bardhezinjtë për shkak të lidhjes së ngushtë me tifozët e Napolit. Në Stamboll u mblodhën shumë tifozë për t’i dhuruar një pritje të zjarrtë atij dhe uruguaianit Torreira.

Shqip shkruan se Mertens ka rënë dakord për të firmosur për një vit me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me “gjigantin” turk deri në vitin 2024. Sulmuesi do të përfitojë 1.5 milionë euro në momentin e firmës dhe 2.9 të tjera si pagë sezonale.

“Refuzova Juventusin për Galatasarayn? Tani ndodhem këtu dhe jam i lumtur. Kjo pritje është e pabesueshme, nuk e prisja. Këta tifozë janë të çmendur. Galatasaray është klubi më i mirë në Turqi, duam të bëjmë gjëra të veçanta për tifozët”, deklaroi Mertens.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like