Partizani dominon dhe shpërdoron, Jadran Dekani barazon në fund

by admin
Spread the love

Partizani ka barazuar 1-1 përballë Jadran Dekani në miqësoren e dytë në Slloveni, aty ku skuadra e kuqe po zhvillon një fazë përgatitore në prag të ndeshjeve të Conference League.

Djemtë e Dritan Mehmetit kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh, falë një goli të shënuar nga Valentino Murataj. Portieri Alban Hoxha ka pritur një penallti në pjesën e parë, duke ruajtur avantazhin e skuadrës kryeqytetase.

Partizani luan më mirë edhe në pjesën e dytë, por Bruno Telushi humbet një rast të artë për të kaluar në avantazh të dyfshtë të kuqtë, pasi humbet një 11-metërsh.

Në minutën e 5-të shtesë sllovenët barazojnë shifrat në 1-1. Në testin e fundit miqësor të kuqtë do të jenë të impenjuar ndaj ekipit të Maribor, sfidë që është programuar të luhet në 29 qershor. / Oversport.tv

Foto: FK Partizani Albania Facebook

You may also like