Nga përfshirja në politikë tek princi kaltër, rrëfehet Arjola – Shqip

by admin
Spread the love

Arjola Demiri e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, nuk i shpëtoi pyetjeve të fëmijëve që nga aludimet se ajo i është futur politikës deri tek princi kaltër. Sa i përket këtij të fundit, Arjola tha se nuk ka ardhur akoma.

Duke vënë në dukje fizikun e saj, një nga fëmijët e “Piter Pan” ishte kureshtar nëse Arjola ka pasur në jetën e saj një mashkull më të gjatë se vetja dhe aktorja tha: “Ata që më propozojnë mua kanë qenë gjithmonë ose gjatësia ime ose më të shkurtër se mua. Akoma s’kam gjetur një burrë më të gjatë se vetja. Do mundohem ta gjej. Kur e ke burrin më të shkurtër, ndihesh sikur ke marrë badigardin me vete. Mua kështu më duket”.

Po sa i përket politikës? “Ka një çik të vërtetë, edhe kam qejf edhe s’kam qejf”, u përgjigj Arjola kur u pyet nëse ka ndërmend t’i futet politikës.

You may also like