6 marsi, Lulzim Basha nis fushatën nga Shkodra: Dy dashni kanë shkodranët, PD-në dhe Vllazninë

by admin
Spread the love

Sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për 6 marsin, ku kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka startuar fushatën nga Shkodra, ku prezantoi kandidatin Xhemal Bushati.

Ai si fillim ka bërë një selfie me demokratët e pranishëm, ndërsa kërkoi votën e demokratëve shkodranë.
Basha tha se Shkodra ka mbështetur PD, pasi ata nuk mund të mashtrohen nga askush.

“Shkodra është kryeqendra e kombit sa i takon qytetarisë, vlerave, spirancës së kombit. Vëllezër dhe motra, dy dashni kanë shkodranët; PD dhe Vllazninë. Them se nuk ju njoh pak, por duke u njohur mirë, duke parë se si keni votuar, zgjedhje pas zgjedhjesh, që kur kam qenë fëmijë, mund ta them para jush se askush nuk i rren dot shkodranët. S’i ka rrejt Enver Hoxha për 50 vite dhe askush tjetër me asnjë marifet”, është shprehur Basha.

You may also like