3000 gjuhë në botë rrezikohen të zhduken! – Shqip

by admin
Spread the love

Në emisionin ora e parë, këshilltari redaktues në Agjencinë për zbatimin e Gjuhëve, Ahmet Selmani tha mes tjerash se shumë gjuhë rrezikohen të zhduken.

”Agjencia jonë tradicionalisht organizon aktivitete të ndryshme, kësaj radhe organizuam konferencë shkencore Gjuha shqipe, perspektiva dhe rreziqet. Ku kemi ftuar pjesëmarrës të ndryshëm nga Tirana dhe Prishtina, për të nxjerë një përfundim apo një alarm se ku gjendet gjuha shqipe, cila është optimizmi i mbijetesës por edhe rreziqet nga kanosjet e ndryshme. Sepse ne jetojmë në epokën e globalizmit ku shumë gjuhë zhduken. Sipas një statistike nga UNESCO, 6700 gjuhë janë regjistruar në botë por alarmi është dhënë se gati 3000 prej tyre do të zhduken” – tha Ahmet Selmani, këshilltar redaktues në Agjencinë për zbatimin e Gjuhëve. /tvklan.mk/

You may also like