29 skuadra sigurojnë pjesëmarrjen në Katar 2022, kualifikohen Meksika dhe SHBA

by admin
Spread the love

Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy skuadrat e tjera që kanë siguruar një vend në fazën finale të Kupës së Botës, Katar 2022.

Në ndeshjet e fundit kualifikuese të zonës Concacaf, meksikanët kanë mposhtur 2-0 në shtëpi El Salvadorin, ndërsa amerikanët ndonëse janë mposhtur 2-0 në transfertë nga Kosta Rika kanë arritur të presin një biletë në Botërorin e Katarit pasi kanë zënë vendin e tretë në grup.

Kosta Rika ndonëse në kuotë të barabartë pikësh me SHBA-në është renditur e katërta dhe do të luajë në Play Off-in ndërkontinental kundër Zelandës së Re.

Ka shkuar në 29 numri i skuadrave të kualifikuara për në Kupën e Botës dhe tashmë kanë mbetur vetëm 3 bileta të lira për në evenimentin më të madh të futbollit botëror. / Oversport.tv

Foto: Selección Nacional Twitter

You may also like