23 vjet nga masakrat në Krushë të Madhe, Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Rahovecit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Sot janë bërë 23 vjet që nga masakrat në fshatrat Fortesë, Brestoc, Krushë dhe Celinë të Komunës së Rahovecit.

Në luftën e vitit 1999 në Fortesë janë vrarë 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë dhe në Celinë janë vrarë 75 martirë.

Ndërkaq, masakra në Krushë të Madhe është masakra më e madhe që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999, përcjell Klankosova.tv.

Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Storia e përgatitur nga Klan Kosova në vitin 2019, për përkujtimin e viktimave të këtyre masakrave:

You may also like