2 të vdekur në Berlin pas zjarrit në banesë/ Në përpjekje për të shpëtuar nga flakët u hodhën nga ballkoni – Shqip

by admin
Spread the love

Dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos pasi zjarrit që ra të premten në një ndërtesë të lartë në kryeqytetin gjerman Berlin. Sipas një dëshmitari okular dhe të zjarrfikësve, dy personat vdiqën pasi u hodhën ose rrëshqitën nga kati i 12-të i ndërtesës.

Kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, viktimat ishin tek dritarja dhe u hodhën pa pritur që forcat e emergjencave të montonin pajisjet e tyre. Ata vdiqën në vend pasi ekipet e emergjencës u dhanë ndihmën e parë pas rënies.

“Ndërsa ne po vendosnim pajisjet tona të shpëtimit, duke përfshirë një dyshek, ata papritur ata u hodhën nga dritarja. Ne ju dhamë ndihmën e parë dhe u kujdesëm për ta. Por fatkeqësisht ata të dy vdiqën në vendngjarje.”

Një dëshmitar okular tha se kishte dëgjuar britma ndërsa punonte në zyrën e tij dhe më pas pa dy viktimat për tokë.

“Dola jashtë kur dëgjova britmat, ishte vërtet errësirë atje lart, kishte zjarr dhe dikush po bërtiste me të vërtetë me zë të lartë, “Ndihmë, ndihmë! Zjarr!” Thirra menjëherë policinë dhe zjarrfikësit erdhën pas rreth 15 minuta. Personi që qëndronte i varur në ballkon donte të zbriste një kat më poshtë te fqinji, por nuk ia doli.”

Zjarri ra ndërmjet orës vendore 16:00 dhe 17:00. Autoritetet dislokuan në vendngjarje rreth 160 vetë personel të shërbimeve të urgjencës. Ndërsa hetimet kanë filluar, është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Klan News

You may also like