1650 aplikime për njohjen e statusit të të dhunuarit gjatë luftës, 1138 pranohen

by admin
Spread the love

1650 raste të dhunës seksuale gjatë luftës janë pranuar nga Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë, prej të cilave 1138 janë të aprovuara. Kështu ka thënë se kryetarja e këtij Komiisoni Qeveritar, Leonora Selmani, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen
e mbajtur me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona
të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Sylejmani ka ftuar
të gjitha viktimat që të aplikojnë, në mënyrë që t’u njihet statusi i tyre si viktimë
e dhunës gjatë luftës.  

“Falënderoj
komisionin për ftesën dhe besoj se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për
trajtimin e viktimave të dhunës seksuale mënyra e trajtimit të tyre dhe nevoja
e statusit të tyre si viktimë e dhunës. Komisioni ka pranuar 1650 raste prej të
cilave 1138 janë të aprovuara. Presim për t’u trajtuar edhe 198 raste. Këtë vit
kemi mbajtur 17 takime dhe janë trajtuar 190 lëndë. Komisioni ka mandat edhe një
vit për aq kohë sa ka mandat për aplikim. Komisioni punon me kode dhe ftoj të
gjitha viktimat të aplikojnë”, tha ajo.

E kryetarja
e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur,
Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje, ka thënë ftuar
Qeverinë që ta vazhdojnë Ligjin për aplikim të grave edhe për një kohë.

“Ne tash si komision kemi obligim shtesë rastet e dhunës seksuale dhe kemi marrë punën shumë seriozisht. Kemi pritur edhe zonjën Vasfije të jetë prezent. Ne kemi vendosur t’i bëjmë thirrje qeverisë me bo vazhdimin e ligjit për aplikim të grave dhe unë bëjë thirrje secila grua që ka përjetuar dhunën gjatë luftës të aplikojë për njohjen e statusit. Edhe na si komision jemi duke punuar. Kemi marrë obligim për t’i dërguar qeverisë që të vazhdojë aplikimi”, tha ajo.

You may also like