12 Tetori Kuqezi, DigitAlb vjen me dhurata speciale për të gjithë shqiptarët

by admin
Spread the love

12 tetori është Kuqezi dhe për ta bërë edhe më speciale këtë ditë, ka menduar DigitAlb, që ka shpërndarë 22 mijë qeleshe në të gjithë vendet e stadiumit për të krijuar një dekor unik dhe spektakolar të tifozerisë fantastike shqiptare në shkallët e Arenës Kombëtare, për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Nëse nuk keni biletë për të stadium, por doni të mbani krenarisht një plis mbi kokë më 12 tetor, mund ta merrni atë falas në stendën e DigitAlb, pranë “Fan Zonës” në sheshin ‘Skënderbej’. Gjithashtu, edhe në të gjithë dyqanet DigitAlb, mjafton të shkarkoni aplikacionin DigitAlb dhe do të mund të vini mbi kokë qeleshen, simbolin e burrërisë shqiptare.

Prej orës 20:45, sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë në Arenën Kombëtare dhe për këtë ka menduar Shoqëruesi i pandarë i Kombëtares Kuqezi, DigitAlb, që do të transmetojë falas për të gjithë bashkatdhetarët brenda edhe jashtë vendit, sfidën mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Mjafton të keni marrësin tokësor apo satelitor DigitAlb, ose të shkarkoni aplikacionin DigitAlb në smartfonët, tabletat apo televizorët tuaj dhe do të mund të ndiqni falas spektaklin, aty ku Sylvinho me djemtë kuqezi do të provojnë të rishkruajnë historinë, duke hedhur një tjetër hap drejt Europianit Gjermani 2024.

Jo vetëm kaq, pasi DigitAlb do të vijë të enjten me një transmetim maratonë, me lidhje direkte nga ‘Fan Zona’ në sheshin Skënderbej, ku do të ketë stendën e vet me gazetaren Albana Bejko dhe të ftuar të shumtë nga bota e futbollit dhe jo vetëm.

DigitAlb do të sjellë gjithashtu lidhje direkte të vazhdueshme nga zona të ndryshme të kryeqytetit, kudo ku ka tifozë dhe festë kuqezi, për të për të përcjellë në mënyrën më perfekte të mundshme, informacione, por edhe emocionet para dhe gjatë ndeshjes.

Ndërkohë që një atmosferë e jashtëzakonshme do të jetë edhe në sheshin Skënderbej ku do të mund të ndiqni sfidën në ekranet gjigantë në transmetimin e DigitAlb/Shqip, platformës më të dashur të të gjithë shqiptarëve, partnerit të përhershëm të kombëtares kuqezi!

Sepse Digitalb, është shtëpia e të gjithë shqiptarëve.



Top Channel

You may also like