111 vjetori i çlirimit të Shkupit, Ahmeti: Të përgatisim sa më shumë intelektual si Hasan Prishtina

by admin
Spread the love

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në ngjarjen e shënuar nga Instituti I Trashëgimisë Shpirtërore Kombëtare të Shqiptarëve – Shkup, me rastin e 111 vjetorit të çlirimit të Shkupit dhe promovimi i pullës postare me figurën e Hasan Prishtinës në 150 vjetorin e lindjes së tij.

Ahmeti në fjalimin e rastit u shpreh se historia shqiptare ka figura të shquara për atdhetarizëm, ndaj përjetësimi i figurës së Hasan Prishtinës në pullë postare ështe vendim që na bën krenar të gjithëve.

Ahmeti shtoi se arkivat flasin se kush janë dhe çfarë bënë nder vite intelektualët shqiptarë për të mbrojtur vendin e tyre.

“Krenar që e kishim një Hasan Prishtina, ashtu siç ishte ai, trim, i guximshëm, i mençur! Duhet të përgadisim sa më shumë Hasan Prishtina, të dimë t’i vlerësojmë njerëzit e shkencës dhe atdhedashurisë. T’i ndrisim këta njerëz, që mision jetësor e kishin lirinë, ata që dhanë gjithë pasurinë shpirtërorë dhe materiale për vendin e vet. Urime për këtë vendim, sepse kemi arkiva të pasura që duhet punuar dhe nxjerrur në dritë të së vërtetës së kush jemi”, deklaroi Ahmeti.

MARKETING




You may also like