Ҫfarë po ndodh në PD? Njerëzit e Bashës në panik nga braktisja, shpërndajnë SMS anonime te anëtarët e PD

by admin
Spread the love

Një person anonim u ka dërguar mesazhe anëtarëve të PD-së në Fier, që të marrin pjesë të dielën në orën 11:00 në takimin me Lulzim Bashën.

Anëtarësia e ka refuzuar ftesën, duke i kthyer përgjigje dërguesit se nuk janë më në mbështetje të Lulzim Bashës, pasi ky i fundit nuk është më kryetar i PD.

Njerëzit e Bashës e dinë që salla e Teatrit ‘Bylis’, nuk do të arrijë të mbushet me demokratë, ndaj dhe kanë shpërndarë mesazhe masive nga numra të panjohur.

Pas këtyre SMS-ve, ka ardhur edhe reagimi i deputetit Luan Baçi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai i kujton Bashës se është shkarkuar nga delegatët e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe votimi masiv i anëtarësisë në Referendumin e datës 18 dhjetor.

Dega e Fierit dhe gjithe qarku Fier ja ka dhene pergjigjen Bashes, e ka shkarkuar nga kryetar dhe nuk e njeh per te tille! Nga 50 kryetar Grup sek, 46 prej tyre votuan pro shkarkimit! Nga 50 sekretar Grup sek, 47 prej tyre votuan pro shkarkimit! Nga 227 kryetare dhe 227 sekretar seksionesh votuan pro shkarkimit 90 % e tyre! 2380 anetare te PD dega Fier votuan pro shkarkimit!“, shkruan Luan Baçi.

Mesazhe të tilla Baçi i konsideron provokime, ndërsa shton se demokratët janë në proces organizimi në bazë, ku po kryhen zgjedhje nga niveli i seksioneve dhe në vazhdim.

Postimi:

I/ e nderuar, qe flet ne emer te PD Dega Fier, sms tuaja jane pa sens!
Po i bezdisni anetaret dhe strukturat drejtuese te deges Fier!
Ju e keni zgjidhur problemin, e mbushjes se salles!

Dega e Fierit dhe gjithe qarku Fier ja ka dhene pergjigjen Bashes, e ka shkarkuar nga kryetar dhe nuk e njeh per te tille!

Nga 50 kryetar Grup sek, 46 prej tyre votuan pro shkarkimit!
Nga 50 sekretar Grup sek, 47 prej tyre votuan pro shkarkimit!
Nga 227 kryetare dhe 227 sekretar seksionesh votuan pro shkarkimit 90 % e tyre!
2380 anetare te PD dega Fier votuan pro shkarkimit!

Ne rang vendi, 4446 delegat dhe 44000 anetare votuan pro shkarkimit te tij!
Mos i provokoni strukturat drejtuese dhe anetaret e PD Dega Fier!

Ne tani jemi ne proçes zgjedhor, duke filluar nga seksionet dhe ne vazhdim!
Sot jemi ne oren 16 ne Cakran, ju ftojme te beheni pjese, dhe aq pak sa jeni!
Kjo sms erdhi ne numerin tim, pra mu drejtuat mua, prandaj dhe po ju kthej pergjigje!
Pasi ka dy dite qe me ankohen strukturat dhe anetaret se po i bezdisni, me sms!

Shperthimi i deres te zyrave tona, nderrimi i braves dhe mbledhja e njerezve jashte strukturave, nga gjithe qarku nuk do te thote se jeni PD Dega Fier!

PD Dega Fier jane strukturat, anetaret, ata qe kane sakrifikuar 8 vite opozite dhe qe vazhdojne te bejne opozite!
Po ju publikoj dhe nje nga qindra sms, qe ju dergoni anetareve dhe ata mi dergojne, mua, bashke me pergjigjet qe ju japin!

Nuk publikoj shume se pergjigjet jane brilante, e kuptoni vet“, shkruan ai.

You may also like