Zyrtarizohet marrëveshja, Antony do të transferohet te Manchester United

by admin
Spread the love

Ka ardhur edhe zyrtarizimi i marrëveshjes midis Manchester United dhe Ajax për yllin brazilian, Antony. Ka qenë vetë klubi i United që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë publik lajmin.

Në të thuhej se Manchester United ka arritur një marrëveshje me Ajax për transferimin e Anthony. Ky i fundit do të kryejë vizitat mjekësore me “Djajtë” e më pas do të firmos edhe kontratën që do ta bëjë zyrtarisht lojtar të Manchester United.

Antony ka realizuar 31 gola dhe 27 asist në 134 paraqitje që ka bërë me Ajax dhe Sao Paolo. Sulmuesi brazilian do t’i kushtojë Manchesterit 100 milionë euro, 95 do të paguhen menjëherë, ndërsa 5 të tjera në formë bonusesh. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook

You may also like