Zyrtari i Hamasit: SHBA dhe Perëndimi janë përgjegjës për luftën kundër civilëve

by admin
Spread the love

Osama Hamdan, një zyrtar i Hamasit, ka thënë në një konferencë shtypi në Liban se SHBA dhe të gjitha vendet perëndimore që mbështesin Izraelin, mbajnë përgjegjësinë e plotë për luftën kundër civilëve në Gaza.

Komentet e Hamdanit erdhën pas shpërthimit në spitalin Al Ahli në Gaza. Hamasi, i cili drejton Rripin e Gazës, fajësoi Izraelin për shpërthimin.

IDF përmes një deklarate, pretendon se është shëprthimi në spitalin e Gazës është shkaktuar nga një raketë e dështuar e grupit të Xhihadit Islamik Palestinez dhe se lëshimet e dështuara të raketave nga Gaza po rriten.

Izraeli ka kryer sulme ajrore në Gaza që kur militantët e Hamasit nisën një valë sulmesh vdekjeprurëse ndaj Izraelit më 7 tetor.


Top Channel

You may also like