Zyrtari i DASH: Dosjen e Non Grata e Berishës e ka nisur Trump, ka punar FBI, Thesari, agjencitë e tjera

by admin
Spread the love

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se multimiliarderi George Soros nuk po lobon kundër ish-kryeministrit Sali Berisha pas shpalljes së tij non grata.

Në një intervistë për News24, ai thotë se ky mendim është i rrezikshëm pasi qytetarët nuk duhet të mendojnë se kjo deklaratë po përdoret si mjet politik.

Pyetje: Pra po sugjeroni që kur ishte fjala për shpalljen e Berishës dhe familjes së tij, puna ndodhi edhe nën administratën Trump?

ZV/NS Escobar: Po.

Pyetje: Dakord, disa këtu thonë se është skemë e Sorosit dhe miqve të tij, përfshi Edi Ramën dhe ambasadoren tuaj këtu.

ZV/NS Escobar: Çfarë thonë?

Pyetje: Thonë që Xhorxh Soros po sponsorizon një lëvizje të tillë kundër Sali Berishës sepse Z. Berisha bllokoi ndarjen e Kosovës apo rishkrimin e kufijve me Serbinë.

ZV/NS Escobar: Absolutisht nuk është rasti. Kjo është absolutisht e gabuar. Është e rrezikshme.

Pyetje: Pse?

ZV/NS Escobar: Sepse nuk dua që njerëzit t’i shohin këto mendime dhe këto shpallje si mjet politik. Këto janë përpjekje institucionale për të luftuar korrupsionin. Ja se ç’janë. Ndaj, nuk u bë nga një administratë, nuk u bë nga një vendim-marrës, dhe nuk u bë nga një anëtar apo një organizatë brenda kabinetit. Ishte një përpjekje kolektive dhe arritëm konsensus për të.

This post was published on 2021-12-10 2:04 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like