Zyrtare: Zeki Celik është i Romës, mbrojtësi firmos deri më 2026

by admin
Spread the love

Pasi ka kryer vizitat mjekësore dhe ka hedhur firmën në kontratë, Zeki Celik është edhe zyrtarisht një lojtar i Romës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhej se Celik ka nënshkruar me Romën një kontratë që do ta mbajë lidhur deri më 30 qershor të vitit 2026. Mbrojtësi bëhet kështu afrimi i tretë pas Nemanja Matic dhe portierit Svilar.

Roma po planifikon gjithashtu edhe një goditje të madhe në këtë merkato. Mourinho ka kërkuar shërbimet e Iscos dhe palët janë shumë pranë për të arritur një marrëveshje. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter

You may also like