Zyrtare: Walter Sabatini e mbyll me Salernitanën, në rrezik edhe Nicola

by admin
Spread the love

Tashmë ka marrë edhe formë zyrtare. Walter Sabatini nuk do të jetë më drejtori sportiv i Salernitanës për sezonin e ardhshëm. Pas problemeve të fundit që presidenti i klubit pati me Sabatini, ky i fundit nuk do të vazhdojë më si drejtor sportiv.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj. “Salernitana dhe drejtori sportiv Walter Sabatini nuk do të vazhdojnë më raportin e punës për sezonin futbollistik 2022-2023. Duke e falenderuar për punën e bërë, klubi i uron drejtorit Sabatini gjithë të mirat në të ardhmen e tij profesionale”, shkruhej në postimin e Salernitanës.

Megjithatë, pas largimit të Sabatinit, në rrezik për t’u larguar është edhe trajneri që bëri mrekullinë duke i shpëtuar, Davide Nicola. Gjithashtu, sipas mediave italiane, mund të largohet nga ekipi edhe mbrojtësi i afruar në janar, Federico Fazio. /oversport.tv

Foto: U.S. Salernitana 1919, Facebook

You may also like