Zyrtare: Vazhdojnë largimet te Kukësi, radhën e kanë dy lojtarë të tjerë

by admin
Spread the love

Vazhdojnë largimet tek ekipi i Kukësit. Pas largimit të trajnerit Longo dhe Pablo de Lucas radha i ka ardhur edhe dy futbollistëve të tjerë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Kristi Marku dhe portierin Dashamir Xhika. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare ku ta treguar se kontrata e të dy futbollistëve nuk do të rinovohet.

“FK Kukësi njofton se mbrojtësi Kristi Marku dhe portieri Dashamir Xhika nuk janë më pjesë e skuadrës sonë. Dy futbollistëve u ka përfunduar kontrata dhe palët kanë vendosur të mos vazhdojnë bashkëpunimin.

Klubi falënderon Markun dhe Xhikën për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre”, shkruhej në postimin e Kukësit. /oversport.tv

 

You may also like