Zyrtare/ Tjetër marrëveshje mes Partizanit dhe Egnatias, Teqja huazohet në Rrogozhinë

by admin
Spread the love

Aldo Teqja nuk do të jetë portier i Partizanit në këtë sezon. Gardiani i portës është huazuar tek ekipi i Egnatias deri në përfundim të këtij sezoni futbollistik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Në të thuhej se marrëveshja mes dy klubeve është konkretizuar sot dhe Teqja do të përfaqësojë Egnatian.

“FK Partizani zyrtarizon trasferimin me formulën e huazimit të Aldo Teqjas drejt FK Bylis. Marrëveshja mes dy klubeve për huazimin e portierit është konkretizuar sot dhe Teqja do të jetë lojtar i FK Bylis deri në përfundim të sezonit futbollistik 2022-2023”, shkruhej në postimin e publikuar nga Partizani. /oversport.tv

You may also like