Zyrtare: Renato Arapi vazhdon aventurën në krye të stolit të Teutës

by admin
Spread the love

Nuk ka më dyshime, Teuta ka zgjedhur trajneri që do të drejtojë ekipin për sezonin e ardhshëm. Ai do të jetë sërish Renato Arapi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi durrsak me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“KF Teuta konfirmon stafin teknik edhe për sezonin 2022/2023.

Në përfundim të sezonit dhe të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe trajneri Renato Arapi kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës.

Në përfundim palët kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimit mes tyre. KF Teuta i uron tranjerit Renato Arapi shumë suksese për sezonin 2022/2023”, shkruhej në postimin e Teutës. /oversport.tv

You may also like