ZYRTARE/ Maldini refuzoi ofertën, ja kush do të jetë drejtori sportiv i klubit ku luan Benzema

by admin
Spread the love

Ramon Planes është drejtori i ri sportiv i Al Itihad. Pavarësisht se klubi saudit u përpoq të bindte Paolo Maldinin, kanë arritur të nënshkruajnë me ishin e Real Betisit.

Ai do të fitojë 2 milionë në vit tek skuadra ku bën pjesë ylli francez, Karim Benzema. Planes bëri një punë të shkëlqyer në 8 muaj tek klubi andaluzian por tani e ardhmja e tij është në Arabinë Saudite.

Menaxheri 56-vjeçar e zhvilloi karrierën e tij si futbollist dhe trajner në Lleida, në qytetin e tij të lindjes. Në qershor 2007 ai iu bashkua sekretariatit teknik të Espanjoliy dhe në maj 2009 u promovua drejtor sportiv. Në vitin 2014 ai nënshkroi me Totenhemin dhe më pas punoi me Elçe, Rajo Vajekano dhe Getafe. Në vitin 2018, Erik Abidal e mori atë si krahun e tij të djathtë tek Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like