VIDEO/ Dopietë e Çalhanoglu dhe më pas i lë vendin Asllanit, Inter mposht Torinon dhe nis e feston me tifozët titullin

by admin
Spread the love

Pasi fitoi titullin kampion një javë më parë në derbi ndaj Milanit, Inter nuk është ndalur edhe në sfidën pasardhëse. Zikaltrit fituan 2-0 në shtëpi ndaj Torinos, duke e bërë edhe më të bukur festën me tifozët që do të pasojë në “Piazza Duomo”.

Pjesa e parë pati disa raste të mira shënimi për vendasit, por gjithsesi, ky fraksion u mbyll pa gola. E dyta nis keq për miqtë, që detyrohen të luajnë me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Tameses. Për këtë u desh edhe ndërhyrja e VAR.

Dhe nuk vonoi shumë Çalhanoglu zhbllokoi sfidën në minutën e 56-të pas një pasimi të Mkitarian. Ende pa u shuar jehona e festës së golit të parë, zikaltrit përfitojnë penallti dhe turku nuk fal nga pika e bardhë për 2-0 kur regjistrohej minuta e 60-të.

Më pas Çalhanoglu i lë vendin Kristjan Asllanit, që hyri në fushë në minutën e 63-të. Në po të njëjtin minutë hyri edhe kosovari Vojvoda për miqtë. Pavarërisht se Inter krijoi edhe disa raste të tjera shënimi, nuk pati më gola. Kjo fitore vlen në aspektin e statistikave për Inzagin dhe kampionët e rinj, të cilët do të festojnë titullin gjithë pasdites në rrugët e Milanos me tifozët.

 

 

REZULTATI

INTER-TORINO 2-0

Çalhanoglu 56’, 59′ (11-m)

Tameze karton i kuq 

VIDEO E GOLIT TE PARE TE INTERIT 

VIDEO E GOLIT TE DYTE TE INTERIT

 

PANORAMASPORT.AL

You may also like