FOKUS – Sunak refuzon sërish moszhvillimin e zgjedhjeve në korrik

by admin
Spread the love

LONDËR, 28 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Rishi Sunak ka refuzuar përsëri të përjashtojë moszhvillimin e zgjedhjeve në korrik, mes spekulimeve se një rezultat i keq në zgjedhjet lokale për konservatorët mund të detyrojë dorëheqjen e tij.

Sunak tha se nuk do të “thojë asgjë më shumë nga sa kam thënë tashmë”, që do të thotë se zgjedhjet lokale ka të ngjarë të zhvillohen në gjysmën e dytë të vitit.

Shumica e analistëve të Westminster e marrin këtë parashikim si tetor ose nëntor, megjithëse teknikisht mund të nënkuptojë gjithashtu korrikun.

Por, një rezultat jo i mirë në zgjedhjet për kryetar bashkie dhe këshillash më 2 maj ose mund të çojë në një sfidë për lidershipin e tij ose ta bindë atë se një ditë votimi më herët mund të jetë një zgjidhje më e mirë sesa të çalojë me një parti të ndarë.

Shndërrimi i një ish-ministri konservator të Shëndetësisë në laburist mund të frikësojë më tej deputetët konservatorë tashmë të shqetësuar dhe të rrisë presionin ndaj kryeministrit.

Mjeku Dan Poulter njoftoi se po largohej nga konservatorët, të cilët i akuzoi se nuk i jepnin më përparësi NHS-së.

Sunak u pyet sot në mëngjes në Sky News nëse gjysma e dytë e 2024 mund të nënkuptojë korrikun.

Kryeministri tha se “unë nuk do të them asgjë më shumë nga sa kam thënë tashmë, kam qenë shumë i qartë për këtë”.

Kur prezantuesi i Sky News tha se donte të dinte se kur të rezervonte pushimet e tij verore, kryeministri u përgjigj ”në fakt, është më e rëndësishme se pushimet tuaja apo të kujtdo. Unë kam një punë për të bërë”.

Në më pak se një javë, konservatorët pritet të humbasin rreth gjysmën e vendeve të tyre në këshillat bashkiakë, ndërsa dy kryebashkiakët e tyre më të profilit të lartë rajonal përballen me gara të vështira./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like