Zyrtare: Igor Tudor është trajneri i ri i Marseille

by admin
Spread the love

Përmes një njoftimi në faqen e vet zyrtare Olympique Marseille ka njoftuar se Igor Tudor është trajneri i ri i skuadrës.

Klubi francez nuk ka patur asnjë dyshim dhe ka zgjedhur menjëherë pasardhësin e Sampaolit. Trajneri kroat, që sezonin e fundit ishte në krye të pankinës së Veronës në Serie A, do të firmosë një kontrate 2-vjeçare me Marseille dhe do të prezantohet zyrtarisht nesër në 5 korrik.

“Olympique Marseille njofton se Igor Tudor është trajneri i ri i skuadrës. I lirë nga çdo kontratë, tekniku kroat ka firmosur për dy vite me klubin”, shkruhet në njoftimin e klubit francez. / Oversport.tv

Foto: Olympique de Marseille Twitter

You may also like