Zyrtare, Dritan Mehmeti rikthehet te Dinamo City pas dy muajsh

by admin
Spread the love

Dinamo City ka zyrtarizuar trajnerët e rinj të akademisë. 18 herë kampionët e Shqipërisë nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri në Superiore.

Skuadra e Luigi Di Biagios ka regjistruar një fitore dhe tri humbje në katër javët e para. Ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë zgjedhur trajnerët e skuadrave të moshave.

Bie në sy rikthimi i Dritan Mehmetit. 43-vjeçari udhëhoqi ekipin drejt rikthimit në Superiore, por aventura e tij si trajner i parë përfundoi në ditët e fundit të muajit korrik.

Me drejtuesit që zgjodhën më pas italianin Di Biagio si timonierin e ri të skuadrës, që ka ndryshuar emrin dhe logon.

Mehmeti është emëruar tekniku i skuadrës U19 të Dinamo Cityt. Teksa Edvan Bakaj, i cili u tërhoq nga futbolli në maj, është përzgjedhur trajneri i portierëve në ekipin e parë.

Dinamo City U17 i është besuar Genc Mahmutajt, teksa skuadra U16 Sabien Lilajt. Jahmir Hyka do të drejtojë Dinamo City U15, ndërkohë që pjesë e akademisë si trajnerë do jenë edhe Engert Bakalli, Luan Pinari dhe Aleko Bregu.


Top Channel

You may also like